Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt të martës, nën ndikimin e një vale të lagësht afatshkurtër por intensive do të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në ato lindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë prej dëbore.
Në pjesët perëndimore pritet që në disa vende të bien nga 10 deri në 15 litra reshje për metër katror, ndërsa në ato lindore rreth 20 litra në metër katror. Mund të paraqiten edhe bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri në 4, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri në 16 gradë Celsius.