Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në pesë gradë celsius.
Në Shkup paradite do të mbajë mot ngjashëm me erë të fortë veriore,ndërsa mund të ketë edhe reshje të lehta dëbore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri nën dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në dy gradë Celsius.