Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe më i freskët me të reshura të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe juglindore do të jenë më të mëdha dhe më intensive dhe për një kohë të shkurtër do të bie një sasi më e madhe e reshjeve të shiut (rreth 50 litra në metër katror për gjashtë orë). Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 22 gradë Celsius.
UV-indeksi do të jetë 4.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 21 gradë Celsius.
Deri të enjten rajoni i ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, që do të shkaktojë mot kryesisht me vranësira dhe më të freskët me të reshura të shiut dhe bubullima të rralla.
Të premten dhe të shtunën do të jetë më ngrohtë me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore, por në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave.