27 June
Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Paradite me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, sidomos në pjesët juglindore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 36 gradë.
UV indeksi do të ketë vlerën 9.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë.

