Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 6, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër do të mbisundojë mot kryesisht me diell. Pastaj në dy ditët e ardhshme do të ketë vranësira të rritura me kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut dhe temperatura më të ulëta ditore. Nga dita e martë vijon periudhë e motit stabil me rritje të temperaturave ditore.


