Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm,me temperaturë nga pesë deri në 24 gradë.
Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura maksimale do të jenë më të larta se mesataret për këtë periudhë të vitit. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të shkurtër veçanërisht të martën dhe të enjten.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë më e ftohtë mesatare, do të jetë më freskët dhe do të mbizotërojë vranësirë e rritur. Do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.

