Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 13 gradë.
Në Shkup mdo të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë deri në dhjetë gradë Celsius.
Në fillim të javës së ardhshme nën ndikim të fushës së presionit të lartë dhe masës stabile ajrore do të mbajë mot stabil dhe i thatë. Temperaturat do të jenë në rritje të vogël.
Nga e marta pasdite pritet ndryshim i motit me erë të përforcuar veriore, rënie të temperaturave të ditës dhe kushte për reshje të dobëta lokale të borës dhe shiut.