Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.
Sipas DPHM, ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Të enjten priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në orët e pasdites dhe gjatë natës.


