Mot i ngrohtë me temperatura deri në 20 gradë do të mbajë edhe gjatë fundjavës, por nga e hëna nën ndikimin e një vale të re të lagështisë do të ketë përsëri reshje shiu. Nesër dhe pasnesër gjatë mëngjesit nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Të dielën do të kemi mot kryesisht me vranësira me erë në drejtimin jugor, kurse gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Të hënën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu. Do të ketë reshje shiu edhe të martën pasdite. Temperaturat ditore deri të mërkurën do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, thonë parashikuesit e motit.
Data 17.11.2026
Aktuale
- BDI ngre alarmin: 18-vjeçari dënohet për festimin e 28 Nëntorit!
- Alby feston ditëlindjen, ndan pamje joshëse me tortë
- “Do të jem në krah të Veliajt”, Plarent Ndreca: Nuk di të jem përjashtuar nga PS, por u godit karriera ime politike
- Reprezalje policore, efektivët shoqërojnë me dhunë protestuesit para Kryeministrisë
- ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja të sqarojë bazën ligjore të këtij veprimi
- Arrestohet një 18-vjeçar nga Radiovca, dyshohet se alarmoi rrejshëm për bombë në gjimnazin e Tetovës
- Blerim Bexheti reagon ashpër: Burgimi për festimin e 28 Nëntorit dhe simbolet kombëtare është i papranueshëm
- Kryediplomati turk Fidan: Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e tij duke dëmtuar fqinjët



