Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Kryesisht në pjesët lindore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kohë pas kohe edhe erë e fuqishme nga drejtimi verior (mbi 70 km/h).
MARKETING
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, pjesërisht me re. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 16 gradë.


