
Most ka vlerësuar si të qetë dhe të drejtë votimin e djeshëm në Tearcë. Sipas asaj që e kanë parë vëzhguesit e kësaj organizate në terren, Këshilli Komunal Zgjedhor i Tearcës pati telashe gjatë grumbullimit dhe konstatimit të rezultateve të votimit në burgje. Për këtë shkak edhe publikimi final i rezultateve të votimit ishte vonuar. Ky rast sipas Most, konfirmon nevojën për përforcim të kapaciteteve të administratës zgjedhore në aspekt të zbatimit të plotë të procesit zgjedhor. Të gjitha konstatimet e MOST do të publikohen në Raportin final për vëzhgimin e zgjedhjeve. /SHENJA/