28 June
Maqedonia nuk është shtet i kapur, po ka perspektivë të robëruar evropiane nga ana e Greqisë lidhur me emrin. Ky ishte arsyetimi i deputetit të VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski për zvarritjen e procesit integrues të vendit në strukturat euroatlantike.
Arsyetimin se Maqedonia është shtet i kapur, zëvendësoni me definicionin e qartë perspektivë e kapur evropiane për shkak të bllokimit të një shteti anëtare e BE-së – tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.
Ambasadori i BE-së Zhbogar kundërshtoi Milloshovskin duke thënë se përderisa vendi përshkruhet si shtet i kapur, nuk mund të shpresoj se do të kyçet në BE.
Dua t’i përgjigjem kolegut tim Milloshoski se BE-ja nuk mund të fillon negociata me shtet që Komisioni Evropian e përshkruan si shtet të kapur dhe mendoj se kjo është arsyeja e vetme që Maqedonia nuk i ka filluar bisedat për anëtarësim në BE – deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup.
Deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibraimi tha se Maqedonia ka mungesë të kapaciteteve në disa fusha kyçe.
Shumica parlamentare ka qasje injoruese dhe kushtëzuese ndaj Lëvizjes Besa andaj po flas flas si përfaqësues i Besës e jo si anëtarë i Komisionit. Ajo që dua të them në fillim është që gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëshmuar përkushtim pa asnjë hezitim se alternativa e vetme e vendit tonë është integrimi në BE – u shpreh Zeqirija Ibrahimi, Lëvizja Besa.
Zv. kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani tha se normalizimi i Kuvendit ishte një ndër sfidat më të rëndësishme që nga 2001.
Konstituimi i këtij Parlamenti që un tash e quaj funksional dhe i qeverisë së re, nuk shënon vetëm një kapitull të ri në raportin ndërmjet raportet me BE apo Maqedonisë me fqinjët, apo Maqedonisë dhe qasjes ndaj problemeve dhe sfidave që ka, por para së gjithash paraqet përmbyllje formale ose joformale të një krize të thellë institucionale – theksoi Bujar Osmani, Zv. kryeministër për çështje evropiane.
Deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski ftoi që partitë politike të arrijnë konsensus për çështje mbipartiake siç janë anëtarësimi i vendit në BE- dhe në NATO. Komisioni miratoi Raportin e Komisionit Evropian dhe Rezolutë e Parlamentit Evropian për vitin 2016.
Blerim Ismaili

