Rreth 19 mijë euro iu paguan në mënyrë të paligjshme një punonjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
51 vjeçari R.E. nga fshati Slupçan, në periudhën nga 1 dhjetori 2018 deri më 30 prill 2024, nuk erdhi në punën e tij si referent i ri, arkivist, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë, dhe rregullisht ka marr pagë.
Policia ngriti kallëzim penal kundër pesë personave për “shpërdorim detyre dhe autorizimi”, duke përfshirë dy drejtorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Z.A dhe N.B të cilët me vetëdije e kanë miratuar praktikën e tillë.
“I raportuari i dytë Z.A., ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë deri më 14.12.2020, me vetëdije ka lejuar që i pari i raportuar të marrë pagë dhe kontribute edhe pse nuk i ka kryer detyrat e tij të punës. I raportuari i tretë N.B., u.d drejtor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, nga 15.12.2020 deri më 03.07.2024 lejoi të vazhdojë pagesa e pagës ndaj R.E., i cili nuk u paraqit në punë gjatë gjithë angazhimit të tij të punës”, tha Goce Andreevski – zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Është ngritur kallëzim penal edhe kundër udhëheqësit të njësisë së punëve financiare në Agjenci, A.B.
Ai në periudhën nga dhjetori 2018 deri në prill 2024, pa kryer kontrollin e duhur të rregullsisë, ka nënshkruar pasqyrat financiare dhe ka miratuar pagesën e pagave dhe kontributeve mujore. Kallëzim edhe për udhëheqësim e njësisë së Agjencisë, pasi nuk ka marrë masa për parandalimin e situatës së paligjshme. / Alsat.mk