Memedali Jusufi
Disa njerëz e shohin jetën si një betejë. Çdo takim është një luftë, dhe nëse ata nuk fitojnë, ata ndjehen sikur kanë humbur. Të tjerët e shohin jetën si një aventurë. Një ditë e re sjell mundësi të reja për të eksploruar, dhe nëse diçka shkon keq sot, gjithmonë ka nesër.
Morali në politikë nuk është koncept i shprehjes për të fituar politikisht, por është një vlerë humane e cila shërben në ngritjen e vetëdijes kolektive drejt të mirës universale. Ndërkaq, morali që prezantohet në vendet tona ( Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Veriut ) është bërë pothuaj i pavlefshëm ndaj interesit të përgjithshëm të shoqërisë, duke u marrë më shumë me çështjet, sesa me fenomenet ose interesin publik. Nga kjo farsë për të shfrytëzuar motivet vetjake, e madje për të përmbushur nevojat e tyre, thelbësisht dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin normal të shoqërisë, e cila mund të shndërrohet në gomarllek.
Politikani i rastit është i vendosur për më tepër të shfrytëzojë motivet dhe synimet vetjake për të plotësuar nevojat private. Motivet e politikanit të rastit janë të bazuara kryesisht në interesin personal të individit apo të një grupi të caktuar që i lidh interesi i përbashkët i pushtetit. Paraqitjet e tij politike nuk janë asgjë tjetër, veçse motive të ngushta të interesit që i shërben pushteti i përkohshëm me të gjitha format e mundshme. “Morali buron dhe mund të burojë vetëm nga liria”, thoshte Kanti.Gjithkush që ka moral e ndien nevojën e domosdoshme ta respektojë ligjin si veprim human ndaj vetes dhe shtetit.
Politika si veprimtari e ushtrimit të detyrave publike, por dhe si vullnet për pushtet, përmban në esencë vetitë e moralit për qeverisje autoritative me institucionet e shtetit. Ndërkaq, politika sipas Macchiavelit konsiderohet si veprimtari që mund të çlirohet prej moralit, duke e shndërruar në një përvojë jo relevante kur vjen në shprehje bindja për pushtet, dhe, ndërkohë aludon në ushtrimin e detyrës së pushtetit me motive më të ashpra ndaj gjithkujt që tenton ta prishë interesin apo ushtrimin e detyrave të pushtetit.
Që nga koha e Makiavelit qëndrimi realist ndaj politikës është mbuluar, dhe fshehur në bazë dy vijash shpjegimi që duhen dalluar qartë a) duke thënë se politika është politikë dhe asgjë tjetër dhe b) duke nënkuptuar se realizmi politik mishërohet për excellenc në një tip të vecantë politike që është ripagëzuar në mathchpolitik, politik e pushtetit. Politikë e mirrfilltë apo politikë e pushtetit zakonishtë shpreh një politikë që nuk lidhet me ideale, po që bazohet tërësishtë në dhunë, mashtrim dhe zbatim brutal të pushtetit. Dhe mendohet në përgjithsi se kjo është ajo lloj politike që kërkohet nga realizmi politik, themelues i së cilës është Makiaveli.
Ky ndante politikën nga etika dhe nga feja. Ndryshimi midis politikës së Aristottelit dhe “ Princit” të Makiavelit është se në vizionin grek të botës politika, etika, dhe feja ishin të shkrira në një të vetme.
Tirania në Antikë e përshkruar nga Aristoteli ishte e bazuar në përkrahjen popullore.Tirani grek e fillonte karierën si demagog. Cezari i dha fund Republikës Romake pak a shumë në mënyrë të ngjajshme : ai u zgjodh si sundues me brohoritjen e popullit.
Cështja është se politika e mirrfilltë është po aq reale sa edhe e kundërta e saj, një politikë tërësishtë ideale. Cdo politikë është një përzierje idealizmi dhe realizmi, dhe në qoftse njëri nga këta element bëhet mbizotrues, në qoftse idealizmi i tepruar eliminon realizmin, ose anasjelltas atëher një politikë e tillë është e destinuar të dështoj.”
Por në të njëjtën koh me NIkolla Makiavelin, në një pjesë tjetër të botës ishte aktuale një vepër që përballe vlerës së interesit dhe politikës kishte më shum kërkim filozofik. Kjo vepër ishte ne traditën Iraniane “ Kënallzade”. Kënallzade dhe Makiaveli kanë jetuar në të njëjtën koh. Makiaveli në veprën e vet fletë për pamvarsimin e politikës prej moralit. Kënallzade në librin e tij fillon me dashurinë, mundohet të ndërtoj një politikë të bazuar në dashuri. Në “ Princin” e Makiavelit thuajse nuk ka asnjë referim jashtë Romës dhe krishterizmit.Sepse cështja dhe synimi i ngushtë i Makiavelit ishte bashkimi i Italisë.Te Kanëllzade vërehej tradita e vjetër iraniane, pothuajse në cdo kapitull shihni Pllatonin e Aristotelin dhe cdo ngjyrë të mendimit Islam. Ajo që e ka shtyrë Kanëllzaden të ketë një pikpamje të tillë për të ka qenë përpjekja për të qenë përmbledhës ose ngërthyes.Sepse sulltani i veprës së Kanëllzadës, që mundohet të bashkoj tre kontinente dhe shumë bashkësi, nuk është si Princi i Makiavelit. Nese i hedhni një sy filleve të modernitetit , do të shohim se Hobsi është Anglez, kurse Rusoi francez. Kur evropianni filloi të kontaktonte me faktorë të tjerë gjeti një fushë krejtsishtë të re. Idea për ndertimin e një sistemi botrorë, ia hapi shtigjet filozofisë. Idetë e Hobsit nga koha e luftës civile ne Angli, nga koha e krizës, janë idetë e një anglezi të rëndomtë që po kërkonte sigurinë. Idetë e shpalosura nga Rusoi pikërsihtë para revolucionit Borgjes Frances kanë të bejnë me problemet e fancezëve në atë koh. Shikoni konceptine e hegelit për Historinë: mundohet të përfshijë gjithcka në botën e Gjermanisë. Po ashtu sikur kanëllzzade përpiqet të sigurojë unitetine Shtetit Osman. Sipas Hegelit, njerzimi foshnjërinë e vetë e ka kaluar në Azinë Lindore, fëmijrinë në ndonjë vend tjetër, kurse pjekurine me gjermanët. Nesë i marim parasysh problemet e asokohshme të Gjermanisë, do të shohim se sqarimi i Hegelit është përpjekje për të interpretuar historinë nga këndvështrimi i subjektit. Nëse ndalemi te Shtetëte bashkuara të Amerikës aktualistë lidere e civilizimit perendimorë pra edhe të modernizmit, do të vërejmë se trashigimia filozofike dhe fetare e këtij shteti është ndertuar e percjellë prej Evrope. Bashkë me bindjen e shprehur përmes shkurtesës WASP, White ( I bardhe, anglosakson, protestant.Për këtë arsye amerikanët nuk nxorën një Kant ose Ruso të ri, por nxorën neokantistë e kshtu me radhë. Amerika u përpoq që gjene e percjellë ta përmbrendsonte ne sistemin e vetë.