Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja” tha se shqiptarët e humbën Kërçovën por se e kanë fituar Dollnenin sërish dhe shqiptarët për herë të parë në histori e kanë fituar Çashkën.
“Shumë thellë në Maqedoninë Lindore është fitore historike, fitorja e Çashkës. Për Kërçovën, e keni parasysh që në raundin e parë ka patur dy kandidatura prej BDI-së, e ke patur zotri Deharin dhe zotëri Shkodranin, që dul si i pavarur por ka qenë pjesë e strukturave të BDI-së, kandidatura e tretë ka qenë e jona”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se realisht favorit në komunën e Kërçovës ka qenë BDI-ja, dhe fjalën kryesore e ka patuar BDI-ja.
“Çka nuk ka funksionu aty, ka patur situata të jashtëzakonshme, do sulme me përgjime që e ka demotivu edhe votuesin brenda por edhe jashtë. Thjeshtë është një betejë e humbur që duhet të nxjerrim konkluzione për ta rikthyer”, deklaroi Mexhiti.
Sa i përket kandidaturës në komunën e Butelit, Mexhiti tha se kanë vlerësuar se ende është herët për ta fituar këtë komunë.
“Ka gjasa që kjo të ndodh në të ardhmen, por tani është ende herët. Mendoj që ka qenë vetëm një garë për të përfituar pikë politike, që nesër do t’i futin në llogarinë se kanë marrë një votë më tepër”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/
Data 14.11.2026
Aktuale
- Saliu: Opozita nis akuzat që në mëngjes, ndërsa hesht për punësimet e qindra shqiptarëve në Spitalin e Tetovës
- Rubio kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare, shoqërohet me duartrokitjet e juristëve
- Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit
- Ademi: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën “Alta Bankës” për hyrje në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut
- Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit
- Spiropali ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën dhe shënjestron Ballukun: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
- Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente



