30 June
Familjarët e të akuzuarve për rastin Monstra shprehen të zhgënjyer nga Prokuroria Speciale Publike e cila nuk ngriti hetime për rastin “Monstra”. Bedri Hajdari familjar I të akuzuarve thotë se do ishte shumë më korrekte që PSP-ja të thoshte mos prisni që këtë rast ta marrim përsipër, se sa të ngjallte tek ta shpresa të rreme.
Jemi të zhgënjyer. Shumë të zhgënjyer. Sinqerisht po them, deri dje kemi pasur arsye për çfarë të presim. 3:46 “ Atëherë më ngelet që të apeloj deri te këshilli I gjykatës supreme ta rishqyrtoj caktimin e datës që e ka bërë për 12 shtator le ta bëj ditën e hënë dhe le të mbaroj njëherë e përgjithmonë kjo. Ne kemi menduar se deri dje do të na japin ndonjë informatë të hollësishme me të cilën ne mund të planifikojmë afatin e mëtutjeshëm, por ajo nuk dha as ndonjë afat as nuk bëri ndonjë udhëzim për shembull ndonjë kërkesë deri te kreu I Kuvendit dhe të caktohet ndonjë seancë për të thënë se mua më mungojnë këto kushte- tha Bedri Hajdari, një nga familjarët e të akuzuarve.
Prokurorja Speciale Katica Janeva gjatë ditës së djeshme përsëriti dhe njëherë qëndrimin se rastin “Monsta” nuk kanë mundur ta marrin si pasojë e mos bashkëpunimit me Prokurorinë Themelore Publike.
Meqë nuk kishim bashkëpunim nuk e kërkuam rastin Monstra , që të mund ta kërkojmë rastin Monstra patjetër të kemi bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe me gjykatat që të na I japin të gjitha dokumentet në periudhë të caktuar kur do merremi vesh që të mundemi ne në afat prej 8 ditësh të pozicionohemi nëse do e marrim atë rast në kompetenca tona ose jo-u përgjigj në konferencën e djeshme për mediat Katica Janeva, Prokurore Speciale Publike.
Pas kësaj deklarate të Janevës Prokuroria themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kumtoi se Prokuroria Speciale nuk e ka kërkuar në kompetencë të saj rastin MONSTRA. “Lënda deri në këtë moment nuk është kërkuar nga ana e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve, e as nga Këshilli i Prokurorëve Publik. Kjo lëndë gjendet në arkivat e Prokurorisë themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Ndërkohë Kryeministri aktual Zoran Zaev para marrjes së mandatit pati deklaruar se një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë edhe zbardhja e plotë e rasteteve Monstra, Sopoti, Martin Neshkovski dhe të tjera, ngase sipas tij përgjimet tregojnë një të vërtetë më ndryshe nga ajo që është prezantuar në opinion.
Ministria kompetente do tu ofrojë mbështetje të plotë logjistike organeve të prokurorisë dhe gjyqësorit në hapjen dhe zhvillimin e procedurave për lëndët :Sopot”, Brodec, vdekjen e Martin Neshkovskit, Nikola Mladenov dhe rastin “Montra”. Qeveria do të mundësojë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë- kishte deklaruar më herët kryeministëri Zoran Zaev.
Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm.
Vjollca Aliti

