Mohamed Salah po shijon një tjetër sezon ëndrrash me Liverpoolin.
Egjiptiani është gjithmonë referenca kryesore sulmuese e skuadrës së drejtuar nga Jürgen Klopp dhe ka shënuar 16 gola në Premier League, pavarësisht problemeve të ndryshme muskulore.
Në kulmin e rivalitetit për titull me Arsenalin dhe Manchester City, pak orë para ndeshjes kundër Manchester United, ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës ka dhënë një intervistë për “ESPN Argentina”, në të cilën ka folur për përshtatjen e Alexis Mac Allister te “Reds”.
Po kështu, i është përgjigjur edhe një pyetjeje për futbollistin e tij të preferuar argjentinas:
“Përveç Mac Allister…, definitivisht e dua Messin. Messi është Messi, nuk ta të dytë. Më pëlqen edhe Batistuta, e kam takuar një herë në Argjentinë, ai ka firmosur fanellën time”, – ka zbuluar Salah.