Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pritur sot në Bruksel kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.
Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogerini ka mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Maqedonoisë, duke theksuar se ky është një rol që duhet të jetë mbi partitë dhe politikat ndëretnike, një kryetar Kuvendi që duhet të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Maqedoni.
“BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar reformat urgjente dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë”, citohet në komunikatën e Mogerinit.