Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pritur për vizitë sot kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogerini ka mirepritur zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, duke theksur se ky është një rol që duhet të jetë mbi partinë dhe politikat ndëretnike me kryetarin e Kuvendit që punon për të mirën e gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, njofton SHENJA.
“BE është e gatshme të punoj me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet tjera per të avancuar Reformat Urgjente Prioritare si dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhihen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë”, qëndron në komunikatën e Mogerinit. /SHENJA/