Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë shfrytëzuar mundësinë dhe na dërguan reforma, e kanë përfunduar pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE-së që ta plotësojë të veten, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin evropian Johanes Han, ku e prezantuan pakon për zgjerim të BE-së.
Ajo potencoi se raporti dëshmon për më shumë arritje dhe suksese, të cilat janë impresive, posaçërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë shfrytëzuar mundësinë dhe na dërguan reforma. Marrëveshja historike nga Prespa, me të cilën i jepet fund problemit me emrin me Greqinë dhe përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë është diçka që të gjithë e vlerësojmë dhe e njohim si ndryshim historik jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin”, tha Mogerini.
Në bazë të të vlerësimeve të ashpra dhe korrekte, vazhdoi Mogerini, këtë vit për herë të dytë Komisioni rekomandon hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ky është rekomandim në bazë të vlerësimit të fuqishëm, siç do ta shihni në raportet. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë përfunduar pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE-së që ta plotësojë pjesën e tyre”, tha Mogerini. .


