Dhjetra kamionë të ngarkuar me mjete luftarake ushtarake kalojnë Bullgarinë në rrugën e tyre për në Ukrainë. Kështu pohon media bullgare Objektivno.bg në raportin e saj javor. Sipas mediave kamionët vijnë nga Greqia, kalojnë Bullgarinë dhe hyjnë në Rumani. Nga atje ato shpërndahen në Ukrainë, pohon Objektivno.bg, shkruan Bulgariamilitary.com.
Bullgaria është kthyer në një vend tranzit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Jo vetëm Greqia, por edhe Turqia përdorte infrastrukturën rrugore bullgare për dërgimin e armatimeve. Megjithatë, transferimi i pajisjeve ushtarake nuk është gjithmonë për Ukrainën. Ka raportime se NATO përdor infrastrukturën bullgare për transportin e pajisjeve ushtarake për stërvitjet ushtarake të ardhshme ose të përfunduara në rajon. Kështu ishte edhe më 1 tetor të vitit të kaluar, kur në autostradën e Trakës u urdhëruan të transportoheshin njëzet tanke Abrams./Lajmi i plotë.