Mjekët të cilët çdo ditë përballen me trajtimin e pacientëve me Covid-19, lusin që qytetarët t’i respektojnë masat, pasi edhe ata janë të lodhur tashmë prej nëntë muajsh, duke qëndruar në radhët e para të frontit. Në një video të përbashkët dërguar mediave shprehen se edhe ata kanë familje por që moti kanë ndaluar së llogarituri orarin e punës.
Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive
“Kapacitetet e spitaleve tashmë janë mbushur, ndërsa dinamika e mjekimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është gjithnjë e më vështirë e qëndrueshme”.
Ilir Demir, infektolog
“Ka kohë që e kemi ndaluar llogaritjen e orarit të punës”.
Irena Rambabova Bushnjetiq, Klinika e Nefrologjisë
“Mundohemi dhe insistojmë asnjë pacient i yni të mos mbetet pa mbrojtjen e nevojshme mjekësore për trajtim në kushte spitalore”.
Përndryshe, shifrat e të infektuarëve dhe të të vdekurve janë vazhdimisht alarmante. Poashtu edhe numrat e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Covidi-19 ka bërë që edhe shumë mjekë të infektohen me virusin, madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe fatalisht.




