Ismail BARDHI
….ne shqiptaret, si duket, akoma nuk e kemi kuptuar të “nesërmen”, jo sepse nuk “e kemi”, por për arsye se ajo “shpesh përsëritet”. Dhe, kjo përsëritje është bërë shumë e “lezetshme”, madje është bërë metodë e të jetuarit, qoftë në jetën tonë të përditshme ose edhe në politikë, ashtu që pa të edhe nuk kemi mundesi te jetojmë… Kjo, madje, është shndërruar në një “filosofi”, sidomos kur e kemi parasysh se ne kemi vetëm filozofë pa filozofi.
Atëherë çdo gjë është “tamam”! E të mos flas për metafizikën, e cila është e “burgosur”. Pastaj neve as që na duhet ajo, sepse ne jemi ushqim shumë i mirë e i lirë për politikën…
Eh, politika! Ajo është shumë shejtane. Mundohet të na e mashtrojë edhe të burgosurën (metafizikën) me lirinë….
Por, të dal te vendimi i “sotëm” ose edhe i “djeshëm”?! Edhe e djeshmja edhe e sotmja janë çështje të së ardhmes-metafizikës-filosofisë pereniale, që ne “albanezët”nuk e kemi për qejfi jo si filozof, por si filozofi. Pastaj ne jemi të burgosur vetëm me të sotmen. Çka na duhet e nesermja? Nëse e sotmja nuk ka rëndësi, atëherë edhe mini-shengeni mbetet në të sotem, por pa të nesërmen…rroftë e sotmja?
…tërë e kaluara jonë është e mbushur me të nesërme e të tashme dhe prapë jemi “gjallë”. Çka na duhet e nesërmja? Te ne e nesërmja nuk ekziston.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/464618800857249/