Zgjidhje për personat pa shtetësi patjetër të ketë, por ajo duhet të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare, tha në emisionin e sotëm “200” në Alsat M, Jovan Mitreski nga LSDM-ja qeveritare. I pyetur për mënyrat e zgjidhjes së problemit të personave pa shtetësi, Mitreski thotë se një nga sfidat është ligji për leje qëndrimi.
– Advertisment –
Nuk mundemi të kemi zgjidhje sistemore të kësaj çështje, 5 vjet t’i ulim në 3, sepse del që ligji për qëndrim të jetë më i fuqishëm se ligji për shtetësi. Problemi sistemor është nëse qytetarët kanë pasur ndërprerje në rregullimin e qëndrimit për një apo dy ditë, rastet më të shpeshta janë kështu, dhe në evidentimin sistemor del se nuk kanë qëndrim të vazhdueshëm prej pesë viteve”, thotë Mitreski.