Alsat 2019-09-14T15:01:26+02:00
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se në seancën e sotme parlamentare, LSDM do të voton për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva.
“Qëndrimi i LSDM-së për shkarkimin e Janevës është më se i qartë . Në komision ne votuam për shkarkim, edhe sot do të votojmë njëjtë. Duhet të theksoj që si parti dhe grup parlamentar jemi të vendosur dhe këmbëngulës, drejtësia duhet të ketë për secilin që ka gabuar para ligjit”, tha Mitrevski.
Mitreski akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i saj Hritijan Mickoski janë ende duke punuar në bazë të udhëzimeve të Nikolla Gruevski dhe se po punojnë për shpëtimin personave të akuzuar në këtë parti.
“Tani është e qartë pse negociatat mes Zaev dhe Mickoski dështuan, Mickoski po bën çmos për të shkatërruar lëndët e PSP-së. Lojërat politike dhe manipulimet me publikun që përpiqen të bëj VMRO-ja nuk kalojnë. Qytetarët e dinë kush mbron krimin. Mickoski dëshiron amnisti ndaj ish zyrtarëve të akuzuar”, tha Mitreski.
Loading…




