Alsat 2019-12-18T22:48:00+01:00
Zëvendës guvernatorja e Bankës Popullore , Ana Mitreska në paraqitjes sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat tha se në periudhën e ardhshme pritet stabilitet ekonomik në nivel global. Mitreska theksoi se ngjarjet e fundit në ekonominë evropiane do të keni efekte negative në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
“Analizat e Bankës Popullore tregojnë se edhe përkundër ngadalësimit të rritjes ekonomike në nivel global, situata në perudhën e ardhshme do të normalizohet. Kriza e tanishme në ekonominë më të fuqishme evropiane, atë të Gjermanisë dhe zhvillimet e Brexit do të ketë disa efekte negative edhe në ekonominë maqedonase, pasi vendi nuk mund të mbetet plotësisht imun”-tha Mitreska.
Loading…




