
Avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme të rastit “Mitmarrje”, kanë kontestuar legjitimitetin e prokurorit Vlladimir Milloshevski, dhe, deri tek gjykata kanë dorëzuar vendimin e Këshillit të Prokurorëve, sipas të cilit, Milloshovskit i ka skaduar mandati në prokurorinë për krim dhe korrupsion të organizuar.
Sipas vendimit të Këshillit të cilën e dorëzuan avokatët, Milloshevski ka qenë përkohësisht i zhvendosur në Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar më 1 qershor 2016 deri në 30 nëntor, kur dhe i ka mbaruar mandati.
“Kemi situatë në të cilën prokurori nuk ka autorizime të ndërmerr asnjë veprim në emër të PPTH për krim dhe korrupsion të organizuar dhe nuk mund të mbron akt-akuza në këtë prokurori”, ka deklaruar Filp Medarski, avokati i Zaevit, përcjell “SHENJA”.
Ndaj kësaj ka reaguar prokurori Milloshovski duke thënë se ai e përfaqëson PPTH për krim dhe korrupsion të organizuar, duke pasur parasysh faktin se atij i është dhënë lënda dhe është prezent në seancë, andaj ai mund të mbron lëndën.
Avokati i Zaevit, Jakim Nedelkov, nga gjykata kërkoi se gjyqi të deklarohet dhe të sjellë vendim, nëse do t’i lejojë prokurorit publik me mandat të skaduar dhe pa legjitimitet të përfaqësoj aktakuzën.
Pas kësaj gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska dha pazuë prej 10 minutave dhe u tërhoq së bashku me anëtarët e këshillit të gjykatësve që të sjellin vendim në lidhje me pohimet e palës mbrojtëse.