Pjesë e incizimeve për rastin “Ryshfeti” apo “Mitmarrja të kryeministrit Zoran Zaev të cilat u publikuan në Youtube sot janë lëshuar në gjykatë.
Gjyqi ka konstatuar se ekzistojnë tre ndërprerje të xhirimit, ndërsa më pas e pyetën Zaevin nëse ajo është zyra e tij.
Kryeministri i akuzuar është përgjigjur se incizimi është jo i plotë dhe në fund përsëri është ndërprerë.
Me këtë seancë, gjykata e ka përfunduar procedurën për rastin “Ryshfeti” dhe ka caktuar seancë për fjalët përfundimtare më 15 maj.