Alsat 2019-10-01T11:25:14+02:00
Perëndimi duhet të tregojë se shembujt pozitivë duhet të shpërblehen, dhe Marrëveshja e Prespës është një shembull pozitiv. Kjo marrëveshje hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po ofron mundësi për një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe ka hapur rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës ka ndikim në të gjithë rajonin, është rezultat i një sërë aktivitetesh dhe një moment i rëndësishëm për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Këtë e tha sot ish-ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Eurazi, Wes Mitchell në një fjalimin e tij në Samitin e “The Economist” në Shkup.
Mitchell vlerësoi gjithashtu Marrëveshjen për fqinjësisë të mirë me Bullgarinë. Ai theksoi gjithashtu se për ardhmërinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimorë janë të rëndësishme bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Loading…




