Rënia nga lartësua e pallatit 7 katësh të 13-vjeçares shqiptarë në Itali, duket se nuk është aksidentale.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rënies së saj nga lartësia, ndërsa ka marrë në pyetje disa adoleshentë, miq të 13-vjeçares.
I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë dhe një djalë 15-vjeçar po shqiptar dhe sipas mediave italiane, viktima mesa duket ka pasur një lidhje që ndoshta ka dashur t’i japë fund.
15-vjeçari është mbajtur prej mbrëmjes së djeshme në komisariat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit e njësisë hetimore të Piacenza-s. Më pas ai është lënë i lirë.
Sipas asaj që raporton gazeta Liberta di Piacenza, do të ishte një gjest vullnetar nga ana e vajzës, trupi i së cilës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsinë e cila duhet të kryhet në fillimi i javës së ardhshme.
Miqtë e saj, të intervistuar nga gazeta Piacenza, pohojnë se “ajo nuk ishte tip problematik” dhe se në fakt “ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj“.
Dëshmia e motrës
“Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës”. Kështu shprehet motra 22-vjeçare e 13-vjeçares së vdekur në një shpërthim publik në rrjetet sociale.
“Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,” shkruan ajo.
22-vjeçarja ka publikuar edhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.