Kryeministri i Zoran Zaev ka premtuar se gjatë mandatit qeverisës paga minimale do të arrijë deri në 16 mijë denarë, ndërsa ajo mesatare deri në 30 mijë denarë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky lajm i ka gëzuar në masë të madhe qytetarët e varfër të Maqedonisë, por analistët theksojnë se një premtim i tillë nuk ka gjasa të realizohet.
Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas këtyre premtimeve paga mesatare në katër vitet e ardhshme duhet të rritet për 30 për qind.
“Për tu realizuar ky projeksion edhe rritja ekonomike gjatë këtij mandatit duhet të jetë 30 për qind. Kjo është pak e besueshme dhe vështirë se mund të gjenden instrumente reale për tu realizuar një rritje e tillë” është shprehur ai.