Kryetari i ri i Këshillit Evropian, Sharl Mishel vlerëson që deri në muajin maj, kur të mbahet samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, do të jetë më e qartë se si do të duken reformat në procesin e anëtarësimit. Po ashtu, sipas tij, do të definohet nëse ky do të jetë një kusht formal, që Unioni të pajtohet për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai ishte i rezervuar në dhënien e deklaratave specifike për këtë çështje, duke vlerësuar se kjo mund të komplikojë procesin e vendimmarrjes. Mishel përsëriti se stabiliteti në Ballkan është thelbësor duke u shprehur i vetëdijshëm për ndikimin e fuqive të tjerë në rajon.
“Nuk bëhej fjalë vetëm për atë nëse i fillojmë negociatat me dy vendet apo jo, por edhe për diskutimin e reformës për vetë procesin e zgjerimit, për shembull duke futur kthyeshmërinë e hapave të caktuar të zgjerimit, në rast të kthimit pas gjatë reformave”, tha Mishel.



