Analisti politik, Qenan Aliu i uron mirëseardhje euro komisarit Johanes Han duke kërkuar nga ai që të mos na dëshpëroje.
“…Ka kaluar koha kur qytetarët e vendeve të Ballkanit impresionohen me vizita të politikanëve evropianë. Ato tash më shumë shfrytëzohen për të rritur popullaritetin e liderëve të rajonit që i takojnë, për të ushqyer edhe egon e tyre, sesa që i ndihmojnë rritjes së bindjes se qytetarët e atyre vendeve kanë një perspektivë të integrimit në BE një ditë.
Pra z. Han, mir se vini , por pa eufemizma ,folni edhe më drejt dhe më qartë ,mos na dëshproni. Nikolla Gruevski në njëfar mase është edhe produkt i kultivuar edhe me eufemizmat e BE-së dhe tuajat personale z. Hahn. Ju edhe kurë dorëzuat Rraportin Special të KE-së ku ishte notuar se shteti është i kindapuar, përqafonit Gruevskin e Ivanovin krahëhapur me të dy duart si kurorë. Ju mjaftueshëm keni rahur shpatullat e tyre për aferim.
Han , tani siç edhe e dini vendi është edhe në udhëkryq dhe plus i KAPUR.Akoma nuk i kemi të shuara shpresat z. Han, qytetarët e këtij vendi synojnë BE-në si familje të madhe dhe të përbashkët, nëse nuk na ndihmoni tani atëherë dikush nga ju nuk dëshiron që ne të jemi atje.”, shkroi analisti politik Qenan Aliu./Tetova1/