Ministrja nga radhët e BDI-së, Shirete Elezi nuk e ka prioritet gjuhën shqipe në fjalimet e saj. Në konferencën për media në Qeveri, minstrja Elezi e filloi fjalimin e saj direkt në gjuhën maqedonase.
Shirete Elezi, ministre e Vetqeverisjes lokale:
I nderuar z. Peshevski, të nderuara media.
Unë do ju drejtohem në dy gjuhë.
Munistria e vetëqeverisjes lokale si bartëse
e politikës për zhvillim të barabartë rajonal…
Ndërsa, zv/kryeministrit Vlladimir Peshevskit, në pyetjen e TV SHENJA thotë se nuk i pengon gjuha shqipe, edhe pse partia e tij VMRO-DPMNE, publikisht e kundërshton zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Gazetari: A mendoni z. Peshevski, se fjalimi në gjuhën shqipe
i koleges suaj e kërcënon sovranitetin e Qeverisë,
por edhe të shtetit?Vlladimir Peshevski: Pyetjen do ta pranoj si përpjekje për provokim
dhe nuk do të përgjigjem. Por nuk ndjehem aspak
i kërcënuar nga fjalimi i ministres në gjuhën shqipe.
Zv/kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ministrja Shirete Elezi mbajtën konferencë të përbashkët për mediat për në lidhje me zhvillimin e barabartë rajonal.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Ministrja Elezi nga radhët e BDI-së i jep… by tvshenjaofficial