Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se Abetarja shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është libër, por material ndihmës, përcjell TV21. Janevska thotë se ky vendim është miratuar nga ish ministri Jeton Shaqiri, ndërsa thotë se si material ndihmës, nuk ka asnjë pengesë që Abetarja të vazhdohet të përdoret nëpër shkolla.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1265742607989100/?ref=embed_video
“Do të thotë Abetarja shqipe, ministri Jeton Shaqiri, bashkë Byronë, e kanë miratuar si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendi, nuk e di se çfarë është. Në këtë vend është material ndihmës dhe nuk ka pengesa që edhe më tutje të përdoret”, tha mes tjerash Janevska./tv21.tv