Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, informoi se vrima në Fondin e SPIM ose transfer buxheti në vitin 2005 ka qenë 7,7 miliardë denarë, ndërsa në vitin 2016 vrima në SPIM është rritur për trefish, respektivisht mungesa e mjeteve është 21,2 miliardë denarë.
“Kjo vrimë është e madhe dhe ne do të tentojmë të gjejmë mënyrë si do ta stabilizojmë. Për këtë shkak është me rëndësi për ne të kemi rroga më të larta në RM, e me këtë do të fitojmë edhe pensione më të larta. Sa do ta rrisni vrimën në SPIM, aq më pak kujdeseni për cilësinë e jetesës së pensionistëve”, tha Carovska. Ajo mbetet në qëndrimin se qeveria e kaluar në vitin 2016 u ka dhënë 630 denarë rritje pensionistëve. Siç thash paraprakisht, nëse kemi një për qind rritje në periudhë prej një viti edhe në gjysmëvjetorin e parë edhe në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti, atëherë do të marrin 2.160 denarë. Por, ata nuk do t’i marrin përnjëherë si pagesë të njëfishtë.
Siç shkon sipas Ligjit, rritja harmonizohet me gjysmëvjetorin e dytë. Do të thotë, rritja e harxhiemeve të jetesës dhe rritje e rrogave – 50:50 harmonizohen me pensionet në Maqedoni. Ato u jepen në gjysmëvjetorin e parë në pajtim me rritjen dhe në gjysmëvjetorin e dytë hynë në bazën e pensionit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale. Ajo shtoi se është e bindur se pensionistët gjithsesi do të marrin më shumë se pesë për qind, të cilat, për shembull, në nëntor u janë paguar si paraprakisht me vlerë prej 650 denarëve.

