Nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë quajtur të papërshtatshme dhe të dëmshme për opinionin njoftimet lidhur me punësimet në Spitalin e Tetovës.
Sipas tyre, më i rëndësishëm është fakti se të gjithë infermieret kanë kontratë pune deri më datë 31.12.2025.
“Është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës. Janë shpallur konkurset për punësim. Testimet e kandidatëve janë kryer më 07.08.2025 dhe jo “para 10 ditësh” siç është thënë në mënyrë sensacionaliste. Sigurisht, procedura e punësimeve është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe menjëherë pas përfundimit të tyre, i gjithë procesi do të përfundojë dhe të gjithë do të marrin vendime.
Theksojmë se këto janë faktet, ndërsa me njoftime të pabazuara dhe duke përdorur informacione të rreme, po i shkaktohet dëm Ministrisë së Shëndetësisë si institucion dhe, për fat të keq, po krijohet panik dhe shqetësim tek punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët ditë e natë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Data 04.07.2026
Aktuale
- Rastësi apo frikë? Adnan Azizi reagon për Shqipërinë, ndërsa Lamallari paralajmëron “non grata” të tjera!
- Rëndësia e kaliumit gjatë verës: Pse duhet të jeni të vetëdijshëm?
- BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska
- Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan, Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë
- EMRI/ Dogji mbeturinat pranë biznesit dhe flakët përfshinë malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari! Fshiu DVR-në e kamerave për të fshehur provat
- OKH Merhamet dhe ShK Vizioni M organizojnë Shkollën Verore 2026 në Manastir
- Probleme teknike në pikën kufitare “Tabanocë”, krijohen kolona të gjata me automjete
- Rama për Zvërnecin: Nuk mund t’i them jo 4 miliardë eurove


