Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin para përdorimit ta vlojnë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.Përmes një njoftimi MSH-ja tutje thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.Tutje përmes njoftimit bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet tutje.
Data 26.06.2024
Aktuale
- Igor Stojkovski – drejtor i ri i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji
- Skandali te Onkologjiku/ “Ç’u bë me betimin e Hipokratit?” -Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, gazetari Osman Stafa: Nuk rimbursohen ilaçet e personave me kancer!
- DOKUMENTI/ Apeli la Fredi Belerin në burg, kreu i FRESSH lëviz “gurët”, i kërkon KQZ-së zgjedhje të parakohshme në Himarë
- OBSH: Mbi 3 milionë njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i alkoolit dhe drogës
- Avionët izraelitë sulmojnë qytetin jugor të Libanit me bomba me fosfor të bardhë në mes të tensionit
- Mickoski – Ageler: Përforcim i marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim i bashkëpunimit
- Nuk mund ta merrni me mend se sa bukur vallëzon reja e Remzie Osmanit
- Zjarr i qëllimshëm pranë tregut të ri në Berat, shkrumbohet një sipërfaqe prej 1000 m2