Një njoftim me shkrim nga kjo ministri thonë se gjatë javës së ardhshme “Qeveria pritet të miratojë vendimin përfundimtar, ndërsa ky institucion adresën e themelimit dhe të veprimit të tij do ta ketë në qytetin e Shkupit, është çështje ditësh kur do të vendoset për adresën e saktë, pasi Ministria e Kulturës në bashkëbisedim me disa institucione është duke kërkuar hapësirën më të mirë ku do ta vendos ansamblin e ri”,- thonë nga Ministria e Kulturës.
Për funksionimin e ansamblit shtetëror shqiptar të këngëve dhe valleve është paraparë të ndahen 800 mijë euro të dedikuara për pajisje, veshje dhe rregullim të hapësirave.