Janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna vetëm në vitin e fundit. Kështu thonë të dhënat e njësisë projektuese në Ministrinë e Financave. Bëhet fjalë për kopshte, objekte publike, rrjete ujësjellësi, rrugë lokale të cilat janë realizuar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale të cilin e realizoi Ministria e Financave. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, thotë se projektet mbështeten nga Banka Botërore me fond të përgjithshëm prej 81,1 milion euro dhe fondet e grantit IPA për zhvillimin rural nga BE-ja në shumë prej 14,6 milionë euro. ai paralajmëron se në gjashtë muajt e ardhshëm në kuadër të këtij projekti do të fillojë realizimi i 27 investimeve të reja kapitale në 22 komuna
“Vitin e kaluar, mijëra qytetarë në Maqedoni morën shërbime më të mira nga komunat e tyre. Ato janë dhjetëra kilometra rrugë të reja apo rindërtim të rrugëve lokale, ndërtimin apo rindërtimin e rrjetit ujësjellës, rindërtim të shtratit të lumenjve, çerdhe, shtëpi të kulturës, ndërtesë komunale… Fëmijët nga Zërnovci fituan çerdhe, qytetarët në Çeshinovë Obleshevë, Gazi Babë, Plasnicë dhe Slivnicë rrjet ujësjellës, ndërsa qytetarët në më shumë komuna kanë rrugë më të mira lokale dhe rrugica. Këto janë projekte reale, me vlera reale për qytetarët”, ka deklaruar Tevdevski.

