Ministria e Bujar Osmanit i dënon sulmet e Hamasit kundër Izraelit

Ministria e Bujar Osmanit i dënon sulmet e Hamasit kundër Izraelit

Ministria e Jashtme e cila udhëhiqet nga Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, i është bashkuar Brukselit zyrtar në siç thonë ata dënimin e sulmeve joselektive të organizatës së Hamasit ndaj Izraelit.

MPJ e Maqedonisë së Veriut e ka rishpërndarë tuitin e shefes së KE, Ursulla Von Der Lajen në të cilin ajo dënon veprimet e Hamasit.

“Jam shumë e brengosur për situtatën në Izrael dhe Gaza”.

“Unë i dënoj sulmet joselektive të Hamasit ndaj Izraelit”.

“Civilët duhet të ruhen nga të gjitha anët”.

“Dhuna duhet të përfundojë tani”, ka shkruar ajo në porosinë për opinionin, të cilën e ka rishpërndarë edhe ministria të cilën e udhëheqë, Bujar Osmani.