Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të lënë armët dhe të mos zbatojnë urdhrat kriminalë.
Me anë të një postimi në Twitter, thotë se çdo ushtar rus që lë armët duke i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ketë amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla, afërsisht 45 mijë dollar.
Ndërsa për ata që do të vazhdojnë të sillen si pushtues, Reznikov tha se nuk do të ketë mëshirë.
“Ushtarë rusë! Ju sollën në tokën tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos zbatoni urdhrat kriminalë. Ne ju garantojmë amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla nëse lini armët. Për ata që vazhdojnë të sillen si pushtues, nuk do të ketë mëshirë”, shkruan ministri.