Ministri përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi me ftesë të Lëvizjes Evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të vizitojë Sarajevën ku do të marrë pjesë në forumin rajonal me temë “Koha është për Evropë” e organizuar nga Lëvizja Evropiane në BeH. Në forum, siç njofton kabineti i tij, Ademi do të mbajë fjalim me temën “Agjenda Evropiane, partneriteti rajonal dhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik”. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri do të mbajë edhe takime zyrtare me ministren për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët në Qeverinë e Bosnjës dhe Hecegovinës, Semiha Borovac, përfaqësuesin e Lartë të Bosnjës dhe Herzegovinës Valentin Icko dhe ministrin e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Në forumin rajonal të organizuar nga ana e Lëvizjes Evropiane e BeH ministrit Ademi do t’i ndahet mirënjohje për “Kontributin e shkëlqyeshëm në bashkëpunimin rajonal dhe mirëkuptim ndërmjet kulturave”.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës
- (VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese


