Ministria e Shëndetësisë informoi se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike kishte konkurse dhe u emëruan 4 drejtorë të rinj.
“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana. Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar dr. Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri. Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar prof. Dr Stojan Bajraktarov”, thuhet në Komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare.
Data 01.09.2026
Aktuale
- “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
- Liqeni i Ulzës në pikën e “vdekjes”, KURUM e shfrytëzon në maksimum
- (VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
- Analiza e Ditmir Bushatit: Nga zgjimi i brezit të ri te revolta popullore, pse shqiptarët po kërkojnë llogaridhënie
- Xi :OBSh-ja ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha
- Gjermani, autoritetet hetojnë sulmin e dyshuar me eksploziv pranë termocentralit në Brandenburg
- “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
- (VIDEO) Përleshje me thika mes të rinjve, një 13 vjeçar në gjendje të rëndë



