Proceset inkluzive dhe të hapura janë prioriteti ynë strategjik, ku dëgjohet zëri i të gjitha palëve relevante dhe të prekura. Ky është rasti edhe me krijimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, e cila është në drejtim të aktiviteteve të cilat shteti i ndërmerr në rrugën drejt integrimit evropian. Në këtë proces janë përfshirë të gjithë faktorët relevantë, dhe jo vetëm sepse Bashkimi Evropian e kërkon këtë, por sepse është qasja më e mirë për qytetarët tanë.
Këtë sot e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili është për vizitë pune në Strasburg.
Siç kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në fjalimin e tij e ka hapur sesionin e parë për reforma në administratë, pushtetin lokal dhe sektorin TKI, në organizim të Komitetit evropian për sundim demokratik, në suaza të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Ministri Mançevski i ka prezantuar edhe përpjekjet e MSHIA-së për administratë të depolitizuar, efektive dhe llogaridhënëse, e cila siguron shërbime cilësore, lehtë të kapshme dhe më të lira për qytetarët dhe bizneset. Administrata publike e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane, e cila kontribuon për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sundimin e të drejtës, kohezionit social dhe prosperitetit.
“Muajve të kaluar, MSHIA intensivisht punon edhe në reformat TKI me qëllim të ndërveprimit dhe Eshërbimeve. Punojmë në zhvillimin e disa strategjive në këtë fushë, siç janë: Strategjia për internet me shtrirje të gjerë, strategjia për siguri kibernetike dhe strategjia për të dhëna të hapura”, ka informuar Mançevski, duke e potencuar rëndësinë nga dixhitalizimi i proceseve dhe shërbimeve në administratën publike, si një ndër mjetet kryesore me korrupsionin në administratë.