Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dje mori pjesë në takimin e koalicionit për luftë kundër Shtetit islamik në Irak dhe Siri, që u mbajt në Uashington.
Nikoqir i takimit të aleancës kundër ISIS ishte sekterari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson, me ç’rast në margjina të samitit Poposki e pati edhe takimin e parë me shefin e ri të diplomacisë amerikane.
“Në këtë konferencë konkludohet se pjesa ushtarake është para përfundimit të vet në Siri dhe Irak kundër Shtetit islamik, por të gjithë besojnë se kjo është pjesa më e lehtë e detyrës. Më e rënda vijon më tutje për kthim në normalitet të jetës, që është diçka qëdo të përfshijë një periudhë të gjatë kohore. Por, sfida kryesore edhe për ne si Maqedoni, për vendet nga rajoni dhe të gjitha vendet anëtare të këtij koalicioni është procesi i deradikalizimit që duhet të zhvillohet në periudhën në vijim”, deklaroi Poposki për Televizionin e Maqedonisë.
Koalicioni kundër ISIS ka 68 shtete anëtare dhe tubimi i ministrave të jashtëm të këptyre shteteve në Uashington është një ndër aktivitetet e deritanishme më me rëndësi të sekretarit Tilerson. Tilerson paralajmëroi se ky takim do të jetë edhe mundësi për takim me një numër të madh të aleatëve evropianë, duke pasur mparasysh se ai vendosi të mos marrë pjesë në samitin e ministrave të NATO-s në fillim të prillit, me qëllim që të udhëtojë për vizitë në Rusi.
Gjatë samitit në Uashington, Tilerson deklaroi se operacionet ushtarake kundër ISIS, me rënien e pritur të Mosulit në irak dhe rrethimin e qytetit Raka në Siri në masë të madhe janë nga fundi. Më pas, Tilerson shtoi, do të duhet të pasojnë aksione të shërbimeve të sigurisë për locimin dhe neutralizimin e anëtarëve të grupit islamist, për të cilët druhet se do të tentojnë të zhvendosen në ndonjërin nga vendet perëndimore, me qëllim që të kryejnë aksione terroriste.