Asaf Ademi nga radhët e Lëvizjes BESA të Afrim Gashit do të jetë ministri i ri i Kulturës, që pritet të votohet më 1 qershor në Kuvend. Në listën anketuese të pasurisë së tij që e ka lajmëruar në kohën që ka qenë ambasador në Komisionin Antikorrupsion, shumica e pasurisë më të madhe nuk figuron në emrin e tij, por të prindërve, informon INA. Në emër të tyre ai ka lajmëruar edhe shtëpinë me hapësirë afariste prej 240 metra katror në qendër të Gostivarit, e vlerësuar prej 30 milionë denarë. Në emër të tij ka të lajmëruar vetëm një makinë të tipit “BMW”, të ardhura nga qiratë dhe një kredi, ndërsa në emër të gruas ka një makinë Renault 9. Pasi që të kalojë procedura për zgjedhjen e tij, Ademi duhet të dorëzojë listë të re anketuese. (INA)