BDI ka shpallur propozimet për Ministra në Qeverinë e ardhshme Zaev 2.
Ahmeti para kryesis qendrore ka shpalosur emrat në një atmosferë mjaftë të tensionuar përshkak të paknaqësive sidomos nga dega e Çairit, Strugës, Likovës, Kumanovës, Sarajit dhe Tetovës.
Pakënaqësitë e degës së Tetovës lidhen me emrin e Fatmir Besimit i cili është propozuar për Ministër të finansave.
Arsyeja siç thonë përfaqsues të degës së Tetovës është fakti se Fatmir Besimi që nga 2002 ka qenë Ministër në të gjitha përbërjet Qeveritare, por edhe përshkak siç thonë ata, kjo është edhe nënçmim për shumë kuadro të reja nga Pollogu, pse vetëm Fatmir Besimi duhet të jetë Ministër sikur vetëm ai e njeh ekonominë ose finansat.
Ndryshe, në mbledhjen e mbrëmshme Dega e Çairit, Sarajit, Likovës e Kumanovës e kanë bojkotuar Ahmetin.