Panairi i Librit në Frankfurt këtë vit, pra në vitin 2018, do të realizohet në periudhën prej 10 deri 14 tetor, kurse në fokus do të jetë prezantimi i letërsisë sonë moderne, mundësitë për bashkëpunim me partnerët nga jashtë dhe, gjithsesi, do të jetë një promovim gjithëpërfshirës i Republikës së Maqedonisë si mjedis kulturor dhe letrar.
Këtë vit, Ministria e Kulturës për herë të parë paraqitet në funksion të Komisares për përfaqësim nacional. Në këtë drejtim, efektet e kësaj mënyre të prezantimit do të përmblidhen pas përfundimit të panairit në Frankfurt e më pas do të përcaktohet mënyra se si Republika e Maqedonisë do të paraqitet në të ardhmen.
Nëpërmjet aktiviteteve të parapara do të bëhet përpjekje që të sigurohet një prezantim më i mirë i autorëve nga Republika e Maqedonisë dhe e krijimtarisë së tyre në afat më të gjatë në kontekst ndërkombëtar. Republika e Maqedonisë do të paraqitet me shtandin e vet nacional ku do të prezantohet botime nga produksioni i një numri të madh të botuesve nga shteti, botime monografike për Maqedonisë, për trashëgiminë kulturore që e posedojmë, si dhe përkthime të gjuhëve të huaja.
Në kuadër të këtij prezantimi, më 13 tetor në orën 12 do të shënohet pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në këtë Panair, me ngjarje në të cilën do të ftohen përfaqësues nga më shumë vende, autorë, botues etj. Në kuadër të kësaj ngjarje do të prezantohen disa autorë nga Republika e Maqedonisë të gjeneratave të ndryshme që u takojnë poetikeve të ndryshme, kurse është paraparë edhe prezantimi i Konkursit për botuesit e huaj që Ministria e Kulturës është duke e realizuar tanimë pesë vjet.
Në këtë panair të librit në Frankfurt do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi i cili do të takohet me Tobijas Vos – drejtor për bashkëpunim ndërkombëtar i Panairit në Frankfurt, me Jurgen Bos – drejtor i përgjithshëm i Panairit në Frankfurt, Antje Koncius – drejtor ekzekutiv i “Traduki”, Oliver Zile – drejtor i Panairit në Lajpcig, si dhe me përfaqësues të shteteve tjera që e prezantojnë krijimtarinë e tyre nacionale në Panairin e Librit në Frankfurt.
Republika e Maqedonisë, këtë vit, 2018, do të prezantohet në Panairin e Librit në Tiranë në muajin nëntor, ndërsa në fokus për vendin do të jetë edhe Panairi i Librit në Pullë të Kroacisë.