Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mori pjese dhe i përshëndeti të pranishmit në shënimin e 15 vjetorit të ekzistimit të Shoqatës për Kulturë, Art dhe Arsim “URA” që u mbajt mbrëmë në Shtëpinë e Armatës.
Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve shprehu kënaqësinë e tij me suksesin e këtij Asociacioni dhe e theksoi entuziazmin dhe vullnetin e mirë të udhëheqësve të saj mëparshëm dhe të tanishëm për mbrojtjen, kultivimin dhe avancimin e kulturës turke në përgjithësi.
Ngjarja u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe është në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni.

